2009-02-12 16:30:46

Ngushëllimet për viktimat, integrimi i popullsisë vendase e kundërshtimi abortit, në fjalimin e Papës ambasadorit të ri të Australisë pranë Vatikanit


(12.2.2009 RV)RealAudioMP3 Ngushëllimet për viktimat e zjarreve, integrimi i popullsisë vendase e kundërshtimi i abortit, këto qenë argumentet e fjalimit të Papës drejtuar ambasadorit të ri të Australisë pranë Selisë së Shenjtë, Timoti Andreu Fisher, të cilin Ati i Shenjtë Racinger e priti sot paradite në Vatikan për paraqitjen e Letrave kredenciale. Australia digjet e qanë për një katastrofë të cilën bota mbarë e shikon e tronditur thellë: 200 gati janë viktimat e zjarreve, por numri i tyre mund të rritet edhe më tepër e dëmet materiale janë të pallogaritshme, një faunë e tërë është shkatërruar nga zjarri, ku sipas ekspertëve janë vra me miliona kafshë. Benedikti XVI, që ditëve të fundit pati dërguar një telegram ngushëllimi, sot e filloi fjalimin e tij duke siguruar edhe një herë lutjen e solidaritetin e vet, në mënyrë të posaçme tha Papa “me individët dhe familjet e Shtetit të Viktories, që ka kanë humbur të dashuritë e tyre në zjarret e këtyre ditëve”. Mirëpo Australia nuk mund të mos i sjellte Papës kujtimet akoma të freskëta të vizitës së tij në këtë Vend. Dita Botërore e Rinisë mbajtur në Sidnej 2008 i dha rastin Atit të Shenjtë Racinger për të reflektuar jo vetëm mbi pasojat e një ndërgjegjësimi më të madh të krishterë që ka prodhuar ngjarja në Vend, por edhe më në përgjithësi, mbi nevojën e spiritualitetit dhe të vlerave ideale për të cilat shoqëritë me mirëqenie ekonomike kanë nevojë. Për “ ti kundërshtuar tendencat e pragmatizmit e të utilitarizmit, sot kaq të përhapura”, vrejti Benedikti XVI, është e nevojshme të “sjellët drita” e “përmasës shpirtërore e njerëzimit”, e vetmja që mund t’i hap e jap shoqërisë “një vizion shprese”:
“I Lutëm Zotit që ky brez i ri i të krishterëve në Australi e në mbarë botën të mund ta përhap entuziazmin e vet për atë çka është e vërtetë dhe e mirë duke krijuar miqësi të përbashkëta e duke ndërtuar (krijuar) vende të jetës e fesë në dhe për botën tonë, duke zgjedhur shpresën e dashurinë konkrete”.
Duke vështruar pastaj shoqërinë australiane në tërësinë e saj – e cila është njëkohësisht fryt i ngadalshëm e jo pa dhimbje i integrimit të popullsive vendore – Papa pohoi se “diversiteti” etnik ka qenë “për dekada” i errësuar nga padrejtësitë e dhimbshme që kanë pësuar popullsitë e lashta vendase”. Megjithatë, Papa shtoi se:
“Përmes kërkimit të faljes që kryeministri Rud ka ofruar, është bërë një ndryshim i thellë i zemrave të qytetarëve. Tani, në frymën e ripërtërirë të pajtimit, të dyja agjencitë: ajo e qeverisë dhe ajo e popullsive të lashta vendase mund t’i bëjnë ballë me vendosmëri e mirëkuptim sfidave të shumta që i presin”.
Në vazhdim të fjalimit drejtuar ambasadorit të ri të Australisë pranë Vatikanit, Papa u ndal tek përpjekjet, të cilat janë “për t’u lavdëruar” nga ana e qeverisë australiane për lehtësimin e dialogut ndërfetar e bashkëpunimin – si në atdhe po kështu në rajon – dhe vlerësoi ndërhyrjet të ndryshme përmes të cilave Australia po luan një rol të dorës së parë në skenën ndërkombëtare, në Azi por edhe në Afrikë, e në mënyrë të veçantë në mbështetjen e Vendeve të varfra të botës. “Dritë hijet e globalizimit”, vrejti Benedikti XVI, po i shtrijnë “rrënjët e tyre në botën tonë e gjithnjë në një mënyrë përherë e më të ndërlikuar” duke krijuar mangësi e urgjencë njëherit:
“Ndoshta sot më shumë se kurrë, në historinë njerëzore, themeli i marrëdhënies ndërmjet Krijuesit, krijimit e krijesave duhet të jetë më i matur dhe më i respektueshëm. Nga ky reflektim mund të rizbulojmë kodin e përbashkët etik, që qëndron në norma që janë të rrënjosura në ligjet natyrore të shkruara nga Krijuesi në zemrën e çdo qenie njerëzore”.
Në përfundim, Papa nënvizoi rolin e Kishës katolike në Australi, sidomos në fushën e asistencën mjekësore e shëndetësore e këtu Benedikti XVI preku temën e abortit, duke nxjerr në pah “ironikisht” faktin se “disa grupe, përmes programeve të ndihmave” promovojnë “abortin - tha Papa duke stigmatizuar - si një formë të asistencës amnore shëndetësore”: e marrin jetën, “gjoja për të përmirësuar cilësinë e jetës”, nënvizoi Ati i Shenjtë Racinger.







All the contents on this site are copyrighted ©.