2009-02-12 16:31:37

Kardinali Bertone: Papa Piu XII ka shpëtuar hebrenj duke i fshehur në Vatikan


(12.02.2009 RV)E për marrëdhëniet e katolikëve me hebrenjtë foli sot edhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, në konferencën e organizuar me rastin e 80-vjetorit të Shtetit të Vatikanit. Konferenca titullohej “Një territor i vogël, për një mision të madh”.
Kardinal Bertone kujtoi se pikërisht nga Vatikani, Papa Piu XII mundi të kryejë një vepër të madhe bamirësie, duke ndihmuar materialisht popullsitë në vështirësi e duke bërë të mundur kontaktet ndërmjet atyre, që Lufta II Botërore i kishte ndarë. Por sidomos, theksoi prelati, Shteti papnor u bë strehë për shumë hebrenj të Romës. Prania e Vatikanit bëri që Roma të shpëtonte nga bombardimet. Popullsia e kuptoi këtë fare mirë, aq sa në qershor 1944 e shpalli Papën Piu XII “defensor civitatis”.







All the contents on this site are copyrighted ©.