Sot kisha kremton festën e Virgjërës Mari të Lurdës.
(11.2.2009. RV)Kjo festë bazohet në
18 shfaqjet (vizionet), të cilat i pati 14-vjeçarja Bernadette Soubirous në hapësirën
e kohës prej 11 shkurt deri më 18 korrik të vitit 1858. Ajo kishte parë në një shpellë
shkrepi pranë qytezës Lourdes, në jugun e Francës. Ajo kishte parë një “grua të zënë
pa mëkat”, e cila, sipas Bernardette kishte pasur tesha të bardha, lule të verdha
tek të të dyja këmbet, ashtu siç ishte edhe rruzarja e saj. Sipas Bernardettes, Zoja
e Lurdit kërkonte t’i ndërtohej një kishëz, të bëheshin procesione, pendime dhe lutje
për kthimin e mëkatarëve. Për një kohë të shkurtër, Lourdi u bë njëri ndër vendet
më të mëdha të shtegëtimit (çdo vit shko mblidhen atje më se rreth 2 milion shtegtarë
dhe vizitorë) ku ndodhin mrekulli të ndryshme.
Papa Piu X (1903 –1914) më 13
dhjetor të 1907, e zgjeroi këtë festë për tërë Kishën, e cila në fillim vlente vetëm
për Kishën vendore, si përkujtim në shfaqjen e parë nënës së Zotit në Lourd. Thirrej
edhe Festa e Shfaqjes së Zojës së Papërlyer, Dita e Gruas sonë të dashur nga Lourdi.
Reforma e re e vitit 1969 e mori për festë të tërë Kishës si festë të paurdhëruar.
Dëftimet
apo shfqaje private nuk i përkasin detyrimisht përmbajtjes së fesë apo të besimit,
por përkundrazi “ato në Kishë lënë përshtypjen e e dhuntisë së mëtutjeshme dhe të
karizmave. Këto dhunti dhe karizma, në Kishë, në situata të caktuara ndërmjetësojnë
frymëzime të vendosura, impulse dhe ndihmë për njëmendësimet në kohën e duhur të zbulesave
të pashterrshme dhe kohë pas kohë edhe të pambërrishme të Krishtit” (Leo Scheffczyk). Kjo
festë nuk ka përmbajtje historike, por Maria vetë është përmbajtja e kësaj feste.
Mari,
Nënë e Papërlyer e Lourdit, Ti nëpër thjeshtësinë e Bernardettes na thirre të
bëjmë pendesë dhe të lutemi për mëkatarë, bëj që të heqim dorë nga krenaria, e
cila është kryeshkaku i të gjitha mëkateve. Ti, duke iu zbuluar rishtas botës sonë, dëshiron
t’u afrohemi sa më shumë të vërtetave të Birir tënd dhe t’i njëmendësojmë ato
në jetë. Prandaj, nxjerri hire të qenurit tonë, që të bëhemi sa më tepër dashamirë
të Birit tënd. Amen