Telefonatë për Shoah ndërmjet Papës dhe kancelares gjermane
(09.02.2009 RV)Papa Benedikti XVI dhe kancelarja gjermane Angela Merkel sqaruan
përfundimisht me një telefonatë, qëndrimin e Atit të Shenjtë ndaj shfarosjes së hebrenjve
gjatë nazizmit. “Një bisedë e përzemërt dhe konstruktive, shënuar nga paralajmërimi
i përbashkët, gjithnjë i vlefshëm, i Shoah për njerëzimin”. Kështu komentuan në një
komunikatë, drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi dhe zëdhënësi
i qeverisë federale të Gjermanisë, Vilhelm. Biseda telefonike u kërkua nga vetë kancelarja
Merkel, pas debatit në shtyp për qëndrimin relativist ndaj Holokaustit të ipeshkvit
lëfevrian, Uiljamson, të cilit iu hoq shkishërimi nga Papa sëbashku me tre të tjerë.