2009-02-09 17:50:29

Më 9 shkurt kalendari kishtar përkujton Shën Apolloninë, virgjër e martire dhe Shën Sabinin e Avelinit, ipeshkëv.


Me 9 shkurt Kisha katolike përkujtoi Shën Apolloninë, Pajtore e dentistëve, sepse gjatë martirizimit, i qenë shkulur dhëmbë e dhëmballë. Prandaj ikonografia, shumë e pasur, e paraqet me palmën e martirizimit në njërën dorë e me darën e dentistit në tjetrën.
U martirizua në vitin 249 pas Krishtit në Aleksandri të Egjiptit, gjatë persekutimit barbar që shpërtheu kundër të krishterëve të qytetit. Turma e tërbuar, pasi plaçkiti dhe shkretoi shtëpitë e ndjekësve të Krishtit, e zvarrisi Apolloninë jashtë qytetit. U ndez aty një zjarr dhe Virgjëra u kërcënua se do të digjej e gjallë në se nuk do të pranonte të blasfemonte kundër Jezu Krishtit. Ajo kërkoi ta linin të mendohej një çast të vetëm, e në sa ata prisnin blasfemitë, Apollonia u hodh vullnetarisht ndërmjet flakëve dhe u shkrumbua ndër sytë e salvuesve të saj, që mbeten me gojë hapur nga guximi i Virgjërës. Mbylli kështu ditët e një jete kaluar me lutje e vepra bamirësie.
Fundi i saj pati ngjallur shumë diskutime teologjike, që kanë të bëjnë me qëndrimin ndaj vetëvrasjes, në se mund ta quajmë kështu vdekjen e Shenjtores, duke pasur parasysh se Kisha katolike nuk e pranon që njeriu të vendosë mbi fatin e jetës së vet, i cili është në dorë të Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.