2009-02-09 17:42:05

Englaro: parlamenti italian fillon diskutimin për ligjin, që nuk do ta lejojë vajzën të vdesë


Vazhdon në Itali diskutimi publik për rastin e Eluana Englaros, e cila që prej 17 vjetësh është në koma vegjetative. Javës së kaluar ajo u shtrua në klinikën “Qetësia” në Udine, ku sipas vendimit të gjyqit, i kanë ndërprerë ushqimin dhe hidratimin. Ndërsa bëhen hetime mbi parregullsitë e shtrimit, debati politik është zhvendosur në Senat e në Dhomën e Deputetëve. Selia e Shenjtë ka shprehur vlerësimin e saj për nxitjen e miratimit të një projektligji për të mos lejuar vdekjen e Eluanës, nga ana e Parlamentit italian. Pikërisht për këtë, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone i telefonoi mbrëmë presidentit të Italisë, Xhorxho Napolitano.







All the contents on this site are copyrighted ©.