2009-02-07 14:04:34

Viti kushtuar Shën Palit: ftesa për të dëgjuar fjalën e Hyjit.


Vijojnë në të katër anët e botës nismat e Vitit kushtuar Shën Palit: mijëra besimtarë shtegtojnë, posaçërisht drejt Romës, për të ecur mbi gjurmët e Apostullit të Popujve. Ndërmjet vendeve, që meritojnë të vizitohen, është sigurisht Shenjtërorja e Tre Burimeve. Ishte viti 67 pas Krishtit kur Apostulli u martirizua në vendin e njohur me emrin Acque Salvie: me që nuk munden ta kryqëzonin, si Shën Pjetrin, sepse ishte nënshtetas romak, Palit ia prenë kokën. E duke u shkëputur nga trupi, koka e Aposotullit u rrokullis, duke prekur tri herë tokën. E atje ku preku, shpërthyen tre burime. Këtu u ngrit abacia e lashtë çisterçense e Shenjtorëve Vinçenci e Anastasi, e cila që nga shekulli XIX iu besua murgjërve trapistë . Abati i bashkësisë, Atë Zhak Brierë, tregon:

Përgjigje: - Nuk dimë shumë për vdekjen e Shën Palit. Gojëdhëna e cila flet për vdekjen e Apostullit në një vend, që quhej Acque Salvie, nis që nga shekulli II: murgjërit e parë që erdhën këtu, ishin nga Cilicia, dmth nga provinca ku lindi Shën Pali. Kemi edhe një element tjetër, që provon shenjtërinë e këtij vendi: kjo zonë ishte malarike. Prania e murgjërve këtu, pavarësisht nga ajri i ndotur, më duket shumë domethënëse.

Pyetje: - Atë Brierë, ç’u thotë martirizimi i Shën Palit burrave grave të kohës së sotme?

Përgjigje: - Mendoj se është dëshmi e fesë në Krishtin; ka shumë njerëz, që përgatiten të nisen për mision e, para se të nisen, vijnë të luten në këtë vend, për t’ia besuar gjithçka ndërmjetësimit të Shën Palit. Tani vetëm një gardh gëmushash e ndan Shenjtëroren e heshtur nga bota e zhurmëshme, në të cilën murgjërit dëshmojnë vlerën që ka lutja e dëgjimi i zërit të Zotit për njeriun e të gjitha epokave, nga ajo e Shën Palit, në kohën tonë.







All the contents on this site are copyrighted ©.