(07.02.2009 RV)Shën Rikardin, që mendohet të ketë qenë mbreti Anglisë, Martriologu
romak e përkujton më 7 shkurt. Për të ekziston një dokument historik, në të cilin
shkruhet: “Shën Rikardi, mbret i Anglisë, atë i Vilebaldos, ipeshkëv i Aishtatit,
i Shën Vunibaldit, abat i Haidenhaimit dhe i Shën Valburgës, virgjër, u varros në
Luka të Toskanës”. Ndërsa murgesha Hugeburk e Haidenhaimit shkruan se rreth viteve
720 Vilibaldi, njëzetvjeçar e Vunibaldi, nëntëmbëdhjetë, u nisën pas babait të tyre
nga Hëmpmshiri i Anglisë drejt Romës, për të nderuar reliket e Shën Pjetrit e të Shën
Palit e për të vijuar më pas shtegtimin drejt Tokës Shenjte. Por këtë shtegtim të
përshpirtshëm mundi ta kryente vetëm Vilibaldi, sepse Vunibaldi u ndalua në Romë,
ku qëndroi deri në vitin 739, ndërsa të jatit iu desh ta ndërpriste shtegtimin shumë
më shpejt në Luka të Italisë, ku vdiq e u varros në bazilikën e Shën Fredianit në
vitin 722. Historia e dy vëllezërve, e motrës së tyre Valburgës dhe e një vëllau
tjetër, që nuk i dihet emri, vijon. Ata u bënë bashkëpunëtorë të ngushtë të Shën Bonifacit,
apostull i gjermanëve, që festohet më 5 qershor.