2009-02-06 17:26:17

Në Shkup përurohet shtëpia- muze e Nënë Terezës: të rejat, në intervistën me Dom Lush Gjergjin.


(06.02.2009 RV)RealAudioMP3 Më 30 janar në Shkup të Maqedonisë, u përurua shtëpia përkujtimore, kushtuar Nënë Terezës. Me këtë rast, ndër të tjera Ministri i Kulturës së Republikes së Kosoves, Zoti Valton Beqiri, pohoi: “Ndërtimi i kësaj shtëpie është ndreqje e një gabimi dhe padrejtësie, që iu bë prej më se një gjysëm shekulli personalitetit të shquar të Nënë Terezës".
Gjithashtu ndërmjet shqiptarëve ka patur pakënaqësi, sepse ky objekt përkujtimor u ngrit mbi themelet e një Kishe ortodokse e jo në vendin ku pati banuar familja Bojaxhiu, vend që tani e tutje do të jetë muze. Kështu shumkush dyshoi se kjo përpjekje pozitive për kujtimin e Nënë Terezës, fshihte origjinën e vërtetë shqiptare të së Lumes, e këtu duhen patur parasysh edhe rrethanat historiko- etnike të vjetra e të reja.
Pra në këto rrethana, po ju drejtohemi ju, Don Lush, sepse ju më mirë se kushdo e keni ndjekur Nënë Terezën sa ishte gjallë, e keni shoqëruar, keni shkruar per të, e keni bërë edhe më të njohur në gjirin e popullit shqiptar e më gjërë, figurën dhe veprimtarinë e palodhur të Nënë Terezës në ndihmë të të braktisurve e të të varfërve më të varfër. Sipas jush, ç’vlerë ka e sa peshon kjo situatë mbi breznitë e ardhshme?

RealAudioMP3 Një pyetje tjetër: cilat jane sfidat qe duhet te përballojë Kisha katolike në disa prej trojeve ballkanike, te cilat ndonëse po vonojnë të hyjnë në Evropën e Bashkuar, ku ndodhen gjeografikisht, tashmë janë nën ndikimin e fuqishëm të botës së globalizuar, me të mirat e të këqijat e saj….







All the contents on this site are copyrighted ©.