2009-02-05 18:37:41

Sot u përkujtua Shën Agia, apo Agata, Pajtore e Katanies, në Itali.


(05.02.2009 RV)Agata, që do të thotë "e mirë", u martirizua kur ishte vetëm 13 vjeç, në vitin 250 nga Kosulli Kuinciano, sepse nuk pranoi të bëhej gruaja e tij. Kujtohet nga Kanuni i lashtë i Meshës si shembull virtyti heroik.
Bijë e një familjeje fisnike, me një bukuri të rrallë fizike e shpirtërore, ajo nuk u tremb nga torturat e shërbëtorëve të Kuincianit, që arritën deri atje, sa t'ia coptonin trupin, duke i prerë edhe gjirin, siç paraqitet në ikonografi. Ashtu, të coptuar, e sollën para Kuincianit i cili, si e pa se vijonte të përflakej vetëm nga dashuria hyjnore, e hodhi mbi thëngjij të ndezur, ku buzët e saj të shkrumbuara, pëshpëriten lutjen e fundit, para se t'ia dorëzonte shpirtin Zotit.Shenjtja është shumë e nderuar ndër shqiptarët. Emrin e saj e mbajnë shumë vajza e gra shqiptare në trajtën Age, Agetinë, Tinë, Agi. Age quhej edhe motra e Nënë Terezës.







All the contents on this site are copyrighted ©.