2009-02-05 18:37:31

Obama u garanton sigurimin shëndetësor falas për fëmijë familjeve që nuk kanë mundësi ekonomike


(05.02.2009 RV)Sigurim shëndetësor për miliona fëmijë që deri tani nuk kanë qenë të siguruar. Këtë gjë parashikon ligji, që nënshkroi dje presidenti amerikan Barak Obama. Risive të ditëve të fundit, që kanë të bëjnë me shpërblimet e ekonomistëve dhe menaxherëve iu shtua edhe kjo, që ka të bëjë me mbrojtjen e shëndetit të të miturve. Sipas Obamës ky ligj i fundit “përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara” në rrugën, e cila synon që sigurimi shëndetësor t’u njihet të gjithë amerikanëve.

Ligji i sapomiratuar vë në dispozicion 32 miliardë dollarë që do t’u garantojnë sigurimin shëndetësor 11 milionë fëmijëve. Këto fonde do të nxirren nga shtimi i taksave mbi duhanin. Po ashtu, dje, presidenti amerikan i bëri thirrje Kongresit që ta miratojë sa më shpejt planin e tij për stimulimin e ekonomisë amerikane duke paralajmëruar se në rast se nuk miratohet, vendi rrezikon të shkojë drejt humnerës.







All the contents on this site are copyrighted ©.