(02.02.2009 RV)Kryeministri i Irakut, Al Maliki i ka quajtur zgjedhjet provinciale
të së shtunës “fitore për të gjithë irakianët”, por për rezultatet zyrtare duhet pritur
akoma. Pjesëmarrja ishte në masën 51% e që tani ravijëzohet një fitore e dukshme pikërisht
për partinë e kryeministrit, Daua, e cila është në krye të listës në gjashtë provinca
të jugut shiit.