2009-02-02 19:03:22

Hamasi pranon armëpushimin në Gazë, nëse hapet kufiri


(02.02.2009 RV)Vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të zhbllokuar krizën ndërmjet Izraelit e Hamasit në Rripin e Gazës. Lëvizja palestineze mund të pranojë propozimin egjiptian për një armëpushim njëvjeçar me Shtetin hebraik, me kusht që të hapen të gjitha kalimet kufitare. Edhe gjatë ditës së sotme vazhduan hedhja e raketave kundër Izraelit nga njëra anë, e sulmet ajrore në territorin palestinez, nga ana tjetër.







All the contents on this site are copyrighted ©.