2009-02-01 13:24:44

Vijojnë përpjekjet për lirimin e motrave të rrëmbyera në Kenia.


(01.02.2009 RV)Kenia: Rregulltaret e rrëmbyera në Kenia janë mirë, ndërsa vijojnë çdo ditë përpjekjet për lirimin e tyre. Njoftimi vjen nga burime keniote të Agjensisë Misna. Sipas tyre, Motër Maria Tereza Oliviero e motër Katerina Gjiraudo, misionare të Lëvizjes kundruese ‘Sharl de Fuko’ të Kuneos , vijojnë të jenë në Somali, ku u çuan nga grupi i armatosur, që i pati rrëmbyer në Elvak të Kenias, më 9 nëntor 2008. Një delegacion italian, i kryesuar nga parlamentarja Margarita Boniver, vizitoi këto ditë Nairobin, për të shpejtuar lirimin e motrave, e po për këtë qëllim u mblodhën më se dhjetë mijë firma përmes kanaleve të ndryshme të internetit.







All the contents on this site are copyrighted ©.