2009-02-01 13:20:05

Benedikti XVI në lutjen e Engjëllit të Tënzot: Jezusi vuan e vdes në kryq për dashuri, duke i dhënë kuptim vuajtjes sonë.


(01.02.2009 RV)RealAudioMP3 Sot Ati i Shenjtë tha lutjen e Engjëllit të Tënzot me besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, ndërsa Kisha në Itali kremtonte Ditën Kombëtare për jetën.
Mesazhi i ipeshkvijve titullohet: “Forca e jetës në vuajtje”.
Me rastin e kësaj Dite, baritoria studentore universitare e dioqezës së Romës, organizoi një sërë veprimtarish, të cilave u parapriu Mesha Shenjte, kremtuar në Kishën e Shën Marisë në Traspontina, gjallëruar nga studentët e fakulteteve të mjekësisë e të kirurgjisë të Universiteteve të Romës. Meshën e kremtoi imzot Lorenc Leuci. Në përfundim, të kryesuar nga kardinali Agostino Valini, pjesëmarrësit u nisën për në Sheshin e Shën Pjetrit, ku morën pjesë në lutjen e Engjëllit të Tënzot.







All the contents on this site are copyrighted ©.