2009-02-01 13:24:23

24 orë lutje për paqen në Tokën Shenjte në 440 qytete të botës.


(01.02.2009 RV)Që dje, në orën 5 të mëngjesit me orën evropiane, 400 qytete të botës u lutën për paqe në Tokën Shenjte 24 orë rresht. Mijëra njerëz ndoqën kremtimet eukaristike, adhuruan të Shenjtnueshmin Sakrament e u gjunjëzuan së bashku në ‘Ditën ndërkombëtare të ndërmjetësimit për paqen”. Në këtë nismë morën pjesë individë, grupe, urdhëra fetare e shoqata në Evropë, Amerikë, Afrikë e Australi. Stafeta simbolike e lutjeve përfshiu qytete të mëdha, duke nisur nga Jeruzalemi, për të kaluar në Romë, Nju Jork, Krakovi, Los Anxhelos, Nagasaki, Tokio, Hong Kong, por edhe në qendra të vogla, si dy dioqeza në Peru e, sidomos, famullia e Familjes së Shenjtë e Gazës, ku dje në orën 13 u kremtua një Meshë solemne. Shenja për fillimin e ditës së lutjes u dha nga Bazilika e Varrit të Krishtit në Jeruzalem, ku në orën pesë e gjysëm të mëngjesit të djeshëm u kremtua një Meshë në elterin e Kalvarit. Prej këndej kori i lutjeve u përhap në mbarë botën, duke e zgjuar edhe sot ditën e re. Dita e lutjes u organizua nga katër shoqata të krishtera.







All the contents on this site are copyrighted ©.