2009-01-31 14:09:15

Sot Kisha kujtoi Shën Gjon Boskun, themelues i salezianeve, atë dhe mësues i të rinjve.


(31.01.2009 RV)Gjon Bosku është shenjt i madh i kohëve moderne, pajtori i studentëve e i botuesve, meshtar torinez, i lindur në vitin 1841. Shenjti kujtohet si krijues i Oratoreve, vend takimi e dëfrimi për të rinjtë, edukimit të të cilëve Shenjti ia kushtoi gjithë jetën, dhe si themelues i vëllezërve salezianë dhe i motrave saleziane. Don Bosku vdiq më 31 janar 1888 dhe u kanonizua nga Papa Piu XI në vitin 1934.
Festa e tij u kremtua kudo kryejnë misionin familjet saleziane, por kremtimet kryesore u mbajtën në Torino. Mesha e parë kremtore, që u tha në mëngjes, në bazilikën e Zojës Ndihmëtare në Valdoko të Torinos, u kryesua nga Rektori i Madh i Salezianëve, don Pakual Çevez Vilanueva. Kremtimin e tjetër solemn, në katedralen e Bolonjës, e kryesoi kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit. Kujtojmë se familja saleziane është e pranishme në Shqipëri që në vitet ’30 e se rregulltarët u rikthyen menjëherë në vitin 1992, për të ngritur oratoret e tyre në Tiranë e në Shkodër, në sa vijojnë prej vitesh misionin në Prishtinë e në Podgoricë.







All the contents on this site are copyrighted ©.