2009-01-31 17:29:06

Kur Zoti hesht.


(01.02.2009 RV)Më e madhja tragjedi,
është atëherë kur hesht Zoti,
kur nuk e shohim më,
kur duket se është mbyllur
në qiejt e tij pa fund,
e gati-gati, si të ishte neveritë,
prej çka bëjnë njerëzit atje poshtë në tokë.
.. Atëherë njerzimi ngjethet i vetmuar,
krejt i braktisur,
pa paqe, pa shpëtim
e i pashpresë.
E populli, i lënë në mëshirë të fatit,
ndjehet i humbur,
prej tmerrit i pushtuar.
Thua kjo vetmi e jetës s'është
burim i thellë dëshpërimi,
që ditët na i nxin e netët na i bën skëterrë?
Pasiguria që shpirtin na e pushton,
e ankthi që na bren e na rrenon,
të gjitha prej një gurre zënë fillë:
kemi braktisur Zotin,
shkëmbin e shpëtimit tonë.
Atëherë na duket se Zoti hesht,
e hesht pse fjalën ne nuk ia dëgjuam.
Në se populli beson e kthehet prap te Zoti,
ai heshtjen do ta thejë, sërisht do të flasë,
e krahët do t'i hapë e do të na presë
e do të na përqafojë përsëri,
kur të vrapojmë drejt tij!


Papa Gjon Pali II








All the contents on this site are copyrighted ©.