2009-01-29 19:10:44

Përkujtojmë dom Mark Shirokën në 37 vjetorin e vdekjes.


(29.01.2009 RV)Lindi në Prizren më 20 qershor 1905. Shumë shpejt ndjeu thirrjen për rrugën meshtarake dhe nisi përgatitjen për t' iu përgjigjur sa më mirë kësaj thirrjeje të Zotit. Mësimet e para i mori në Seminarin Papnor të Shkodrës, për t'i vijuar pastaj edhe në vende të tjera, derisa u përgatit përfundimisht për t'u ngjitur në elter. U shugurua më 10 gusht 1930.
Nisi menjëherë shërbimin në famulli të ndryshme të dioqezit të Prizrenit, të cilit i përkiste. Shërbeu në Vendlindje, në Gjakovë, Novoselë, Bec e Velezhë. Pak kohë para vdekjes, qe rrëfyes në kuvendin e murgeshave në Shtimle, Binçë e Stubëll. Ndërroi jetë më 29 janar 1972, në moshën 67 vjeçare, duke lënë pas kujtimin e një njeriu të thjeshtë, të qetë, të duruar. Nuk foli kurr për vete, as për veprimtarinë e vet. Kurrë s'u dëgjua mburrje nga goja e tij. Ishte njeriu i heshtur, që në heshtje punonte për Lumninë e Zotit, me bindjen se është shumë më mirë që veprat tona t'i shohë e t'i vlerësojë Zoti, sesa njerëzit. Kështu ai e shkriu gjithë jetën për lumninë e Zotit, pa i shkuar as nëpër mend se po linte pas, si trashëgim për Kishën e shembull për t'u ndjekur nga besimtarët, figurën e tij prej Meshtari të vërtetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.