2009-01-29 19:09:01

OKB: Mbi 55 milionë fëmijë nën pesë vjeç rrezikojnë të vdesin për mungesë ushqimesh. 19 milionë të tjerë nuk ushqehen rregullisht.


(29.01.2009 RV)RealAudioMP3 Gjithashtu numri i atyre që vuajnë nga uria në Azi, Afrikë dhe Amerikë Latine arrin në një miliard vetë. Janë rreth 100 milionë më tepër në krahasim me vitin 2007. Këto janë disa nga të dhënat që u morën në shqyrtim nga takimi i nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara mbi Situatën ushqimore që u mbyll të martën e kaluar në Madrid. Ato që e përkeqësojnë gjendjen janë zia e bukës si edhe rritja e çmimit të lëndëve të para. Mbi këto në mikrofonin tonë flet Stefano Mazini, përgjegjës i zyrës për Ndërmarrjet dhe Territorin i Kol Direti-t, organizëm sindikalist që përfaqëson individët dhe ndërmarrjet bujqësore italiane:

Përgjigje: Situata është shqetësuese padyshim sepse nuk janë respektuar as ato objektiva fare të vogla që Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) kishte caktuar, si për shembull ulja e numrit të individëve të ushqyer keq, numër i cili madje në muajt e fundit është rritur duke shkuar në një miliard.

Pyetje: Një rezultat sidoqoftë u arrit. Në takimin e OKB-së në Madrid për Sigurinë e Ushqimeve u themelua një ent ndërkombëtar për të ndihmuar fshatarët e varfër në vështirësi në jugun e globit.

Përgjigje: Po, bëhet fjalë pikërisht për një model zhvillimi të bujqësisë që është pjesë e brendshme e politikave ekonomike të shteteve, veçanërisht të vendeve më të pasura, të cilat nxisin politikat e zgjerimit të tregjeve, mbasi uria shkaktohet qoftë nga mungesa fizike e ushqimeve, qoftë nga ulja e mundësive financiare për blerjen e ushqimeve. Pra, duhen gjallëruar ekonomitë e vogla lokale. Të lejohet zgjerimi i konsumeve në mënyrë që bujqit të shesin prodhimet e tyre. Duhet të mendojmë që t’i japim një drejtim të ri politikave bujqësore vendore, pra duhet të mendojmë që vendet të prodhojnë vetë më tepër sesa të konsumojnë.







All the contents on this site are copyrighted ©.