2009-01-29 19:10:07

Anglia: "Act of Settlement" diskriminues


(29.01.2009 RV)Parlamenti britanik do të vendosë në ditët e ardhshme nëse duhet ndryshuar apo jo i ashtuquajturi “Act of Settlement”, ligji i vitit 1701, sipas të cilit sovranët nuk mund të jenë katolikë e as të martohen me katolikë. Ligji konsiderohet diskriminues, por shfuqizimi i tij mund të sjellë ndarjen e Kishës së Anglisë nga Shteti mbi të cilin është ngritur dhe mund të ndryshojë strukturën kushtetuese të vendit. Propozimi parashikon gjithashtu, që gratë të mund të bëhen mbretëresha edhe nëse kanë vëllezër më të vegjël.







All the contents on this site are copyrighted ©.