2009-01-28 18:25:20

Rabinati i Izraelit mirëpret fjalët e Papës


(28.01.2009 RV)Rabinati i Izraelit i mirëpriti fjalët që tha sot, gjatë audiencës përgjithshme, Papa Benedikti XVI, duke i konsideruar si ‘një hap të madh përpara për sqarimin e çështjes’. Është gjithnjë fjala për reagimin, që shkaktoi mohimi i Shoah nga ipeshkvi lëfevrian, imzot Riçard Uiljamson, të cilit pak ditë më parë Ati i Shenjtë ia hoqi shkishërimin, njëherësh me tre ipeshkvij të tjerë të ‘Vëllazërisë meshtarake të Piut X’.
Këtë e pohoi për agjensinë ANSA, drejtori i përgjithshëm i Rabinatit, Oded Viner, i cili shtoi edhe se “deklarata e sotme e Papës është tepër e rëndësishme për hebrenjtë e për mbarë botën”.







All the contents on this site are copyrighted ©.