2009-01-28 17:48:14

Deklaratë e Atë Federiko Lombardit lidhur me fjalët e Papës për Shoah


(28.01.2009 RV)Lidhur me këto fjalë, që Papa ia kushtoi qëndrimit ndaj Shoah, në sa Rabinati i Izraelit ka ndërprerë për një afat të pacaktuar marrëdhëniet zyrtare me Vatikanin, pasi iu hoq shkishërimi ipeshkvit Lëfevrain Riçard Uiljamson, i cili mohon Shoahin, Atë Federiko Lombardi saktëson:

“Fjalët e Papës për Shoah, shprehur në raste të ndryshme, në të kaluarën, të cilat sot u përsëritën edhe një herë, duhet të jenë më se të mjaftueshme për t’iu përgjigjur atyre që kanë ende dyshime mbi qëndrimin e Papës e të Kishës katolike lidhur me argumentin.
Urojmë, prandaj që, edhe në dritën e tyre, kundërshtimet e Rabinatit të Izraelit të jenë objekt i një reflektimi të ri e më të thellë, në bashkëbisedim me Komisionin e marrëdhënieve me hebraizmin, të Këshillit Papnor për bashkimin e të krishterëve, në mënyrë që dialogu i Kishës katolike me hebraizmin të vijojë me fryt e qartësi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.