2009-01-27 16:05:15

U hap në Brazil Forumi Shoqëror Botëror


(27.1.2009 RV)U hap sot në Belém, në shtetin brazilian të Parà-së, edicioni IX i Forumit Shoqëror Botëror. Takimi ka në qendër të vëmendjes krizën globale, e cila ndikon negativisht mbi popullsitë më të dobëta të planetit. Mëse 80 mijë pjesëmarrës përfaqësojnë 4 mijë organizata dhe 150 vende. Veçanërisht e pranishme është popullsia indigjene, me rreth 3 mijë indios nga rajoni i Amazonës, të cilëve do t’u kushtohet dita e nesërme. Forumi Shoqëror Botëror zhvillohet njëkohësisht me Forumin ekonomik të Davosit, ku merr pjesë edhe Shqipëria, në personin e kryeministrit të saj, Sali Berisha.







All the contents on this site are copyrighted ©.