2009-01-27 16:02:25

Shqetësimi i Papës për të krishterët e Lindjes së Mesme


(27.01.2009 RV)Papa është i shqetësuar për të krishterët në Lindjen e Mesme. Kështu u shpreh sot paradite në Vatikan, në punimet e Asamblesë së Bashkimit të Veprave të Ndihmës për Kishat Lindore (ROACO), imzot Fernando Filoni, Zëvendës për Punët e Përgjithshme në Sekretarinë e Shtetit. Ai theksoi sidomos mungesën e perspektivës për të krishterët e zonës. Ndikimi i Islamit, mungesa e punës, mosnjohja e lirisë dhe e respektit për të krishterët, i shtyjnë familjet t’i largojnë fëmijët e t’i çojnë jashtë vendit. Kjo e shqetëson jashtëzakonisht Atin e Shenjtë, i cili pikërisht këto ditë, priti ipeshkvijtë irakianë, pas atyre iranianë e atyre siro-katolikë, në Romë për zgjedhjen e Patrikut të ri. Kjo gjendje fatkeqësisht ndihet edhe në Indi, temë për të cilën u fol në Asamblenë e Roakos, sëbashku me diskutimet për nevojat e Kishës në Ukrainë.







All the contents on this site are copyrighted ©.