2009-01-27 16:04:49

Hamasi prish paqen në Rripin e Gazës


(21.01.2009 RV)Ushtria izraelite konfirmoi vdekjen e një ushtari dhe plagosjen e tre të tjerëve nga shpërthimi i një bombe në afërsi të rrugëkalimit të Kisufimit, në kufirin e Rripit të Gazës. Sulmi i sotëm shënon edhe prishjen e parë të armëpushimit që hyri në fuqi me 18 janar. Burimet ushtarake izraelite deklaruan se ky incident vërteton se Hamasi nuk ka ndërmend të nënshkruaj një plan për paqen dhe t’i ndalojë sulmet e veta kundër ushtarëve izraelitë. Nga ana tjetër Izraeli iu përgjigj sulmit të Hamasit me një sulm të shpejtë në brendësi të Gazës, gjatë të cilit mbeti i vrarë një palestinez, si edhe me mbyllje e rrugëkalimeve me Gazën nëpër të cilët kalojnë ndihmat humanitare aq të nevojshme për popullsinë. Ministri i brendshëm izraelit Barak e quajti sulmin e Hamasit si të patolerueshëm dhe shtoi se Izraeli do të reagojnë në ato mënyra që do t’i duken të arsyeshme. Por nga ana tjetër si Hamasi ashtu edhe Xhihadi islamik deklaruan se nuk kanë gisht në këtë atentat. Sot mbërritën në Lindje të Mesme i dërguari i SHBA-ës Xhorxh Miçell dhe ai i BE-ian Havier Solana.


Qeveria turke i bëri thirrje sot Hamasit me anë të ministrit të saj të jashtëm, Ali Babaxhan, që ta braktisë rrugën e dhunës dhe të përqafojë atë të paqes. Lajmi u botua nga gazetat turke “Milijet” e “Radikal”. “Hamasi duhet të marrë një vendim: Don që të jetë një organizatë e armatosur apo një parti politike? Ne e këshillojmë që të punojnë në kuadrin e politikës”, shtoi ndër të tjera ministri i jashtëm turk Babaxhan.







All the contents on this site are copyrighted ©.