2009-01-27 16:04:31

Barak Obama: “Detyra ime ndaj myslimanëve është që t’u them se amerikanët nuk janë armiq të tyre”.


(21.01.2009 RV)Kështu u shpreh presidenti Barak Obama në intervistën e tij të parë dhënë, – jo rastësisht – kanalit televiziv Al Arabia. “Ndonjëherë kemi bërë edhe gabime. Nuk kemi qenë të përsosur”, vijoi presidenti Obama. Më pas duke folur për konfliktin në Lindje të Mesme, presidenti amerikan vuri në dukje se “ky është çasti i volitshëm” që të dyja palët ta kuptojnë njëherë e mirë se rruga që kanë nisur nuk do t’i sjellë paqë e siguri vendeve të tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.