2009-01-25 13:11:29

Filluan manifestimet për katërqind vjetorin e vdekjes së Atë Mateo Riçit.


(25.01.2008 RV)RealAudioMP3 Sot dioqeza e Maçerata- Tolentino- Rekanati- Çingoli- Treia u paraqiti besimtarëve të vet, gjatë një liturgjie eukaristike, kryesuar nga ipeshkvi Klaudio Gjuliodori, fillimin e manifestimeve për katërqind vjetorin e vdekjes së jezuitit maçeratez, Atë Mateo Riçi, misionar në Kinë. I lindur më 6 tetor 1552 në Maçerata, misionari i shquar vdiq në Kinë më 11 maj 1610.
Manifestimet jubilare, që do të vijojnë gjatë gjithë vitit 2009, do të fillojnë me dhurimin derë më derë, gjatë bekimit të shtëpive, të një fletëpalosjeje, shtypur në 40 mijë kopje, që flet për jetën edhe figurën e Shërbëtorit të Zotit, duke u nisur nga biografia, për të kaluar tek disa fragmente të “Traktatit mbi miqësinë”, (vepra e parë në gjuhën kineze e Atë Riçit, shkruar më 1592) e disa pjesë nga letrat dërguar prej Lindjes.
Kujtojmë se varri i misionarit të madh jezuit ndodhet në rrethinat e kryeqytetit kinez, në një qendër shkollore shtetërore, ku janë varrosur edhe misionarë të tjerë jezuitë e rregulltarë të urdhërave të ndryshëm, me mision në Kinë. Pak kohë më parë, imzot Gjuliodori vizitoi varrin e Atë Riçit, gjatë vizitës së tij në Pekin, për një takim kushtuar dialogut ndërmjet feve.







All the contents on this site are copyrighted ©.