2009-01-24 08:51:35

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 3-të gjatë vitit ‘B’ !


(24.1.2009 RV.)RealAudioMP3 Dëgjues e lexues të nderuar ia përsëri në takimin tonë javor me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku Fjalën e Zotit të dielës së 3-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë.
Tema kryesore e liturgjisë së Fjalës Hyjnore të kësaj së diele është THIRRJA e ZOTIT, ftesa urgjente për tu kthyer e besuar Zotit. Leximet biblike të kësaj së diele nënvizojnë dëshirën, madje vullnetin e madh që Zoti e ka për të ndarë bashkë me ne të mirat e veta Hyjnore, për këtë Zoti na thërret të jetojmë këtë çast e tërë në përkim me vullnetin e duke iu përmbajtur gjurmëve të Tij.
Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele Marku, në mënyrë të thjeshtë e thelbësore, na ofron një sintezë të predikimit të parë të Jezusit. Tri fjalë, “koha”, “mbretëria” dhe “ungjilli”; e dy folje, “kthehuni” e “besoni”; gjithçka është e përmbledhur në një fjali të thjeshtë. E megjithatë, sa pasuri e madhe e domethënies e sa pasoja, po të dinim t’i lidhnim këto shprehje themelore e të heshtja me atë që pason në historinë e dëftimit të Zotit!
Leximet biblike të kësaj së diele na ftojnë ta ndryshojmë mënyrën e të jetuarit e të sjelljes. Prej sot duhet të fillojmë një jetë të re, një jetë sipas Ungjillit. Të ndjekësh Krishtin, sikur bënë nxënësit e parë, së pari duhet të kemi gatishmërinë e kthimit tek Zotit e rruga e Tij, për të qenë shenjë e besueshme e lajmit të mirë të Mbretërisë së Zotit. Kjo e diel përkon me festën e kthimit të Shën Palit Apostull, i cili qe vegël e përhapjes së Ungjillit në botën mbarë, e kështu liturgjia shenjte e kësaj së diele na fton të gjithëve ta ndjekim Krishtin me entuziazëm e guxim gjithnjë e më të madh.
Leximi i parë nga libri i Jonës (Jon3,1-5.10) flet për kthimin e banorëve të Ninivës nga sjelljet e vepra e tyre të këqija. Libri i Jonës na kujton se e keqja duhet çrrënjosur nga jeta. Hyji, përmes profetit, fton në pendesë e ofron faljen.
Leximi dytë nga Letra e parë e Shën Palit drejtuar Korintasve (1Kor 7.29-31) na thërret të jetojmë në perspektivën e Zotit, për ta njohur kështu përmasën e vërtetë e të thellë të jetës sonë.
Ungjilli nga Marku (Mk 1,14-20) na sjell fjalët e Jezusit: “Kthehuni e besoni Ungjillit!”. Pjesa ungjillore kësaj së diele na paraqet predikimin e parë të Zotërisë Jezus: urgjenca e kthimit lindë nga afërsia e Mbretërisë së Zotit, e pranishme në vet personin e Jezusit............h







All the contents on this site are copyrighted ©.