2009-01-23 18:24:17

Dialogu me Islamin në qendër të Konferencës së Komitetit për marrëdhëniet me myslimanët në Evropë.


(23.01.2009 RV)RealAudioMP3 Si mund të realizohet sot takimi me myslimanët e Evropës? Kjo është pyetja kryesore, që u bë gjatë punimeve të Konferencës së Komitetit për marrëdhëniet me myslimanët në Evropë, mbledhur në Munih të Bavarisë, në Gjermani , nga 19 deri më 21 janar. Tema e takimit ishte: “Reagimi përballë një realiteti të ri: myslimanët e Evropës dhe formimi i bashkëpunëtorëve baritorë”.
Të ndihmohen Kishat e fetë për t’u takuar në të përditshmen e tyre: ky është qëllimi për të cilin punoi gjashtë vjet Komiteti për marrëdhëniet me myslimanët në Evropë.
Organizmi, i themeluar nga Këshilli i konferencave episkopale të Evropës dhe nga Konferenca e Kishave evropiane, në këtë seancë përfundoi mandatin dhe së shpejti do të bëjë të njohur një dokument, në të cilin do të pasqyrohen problemet që lindin në rrethanat shoqëroro-politike, ku jetojnë. Komiteti, i mbështetur edhe nga Konferenca e Kishave Evropiane (Kek) dhe nga Këshilli i Konferencave Episkopale të Evropës (Ccee) e përballoi këtë argument gjatë mandatit të tij të parë e, në vitin 1991, pati paraqitur edhe udhëzimet e porositë përkatëse. Por, vitet e fundit gjeografia fetare ka ndryshuar shumë – vëren një notë e Këshillit të Konferencave Episkopale të Evropës (Ccee) - myslimanët janë organizuar, kanë qendrat e tyre fetare e, në të gjitha vendet evropiane impenjohen për të gjetur rrugë e mënyra për të formuar hoxhë e mësues të fesë Islame. Shoqëria evropiane tashmë është e përbërë nga shumë fe – përfundon nota - e në këto rrethana të reja, të krishterët e myslimanët duhet ta dëshmojnë besimin e tyre në një Zot të vetëm duke ndihmuar, plot përgjegjësi, me fenë e tyre, në ndërtimin e shoqërisë.
Në Komitetin, që aktualisht ka 15 anëtarë, ardhur nga 12 vende evropiane e nga Kisha të ndryshme, marrin pjesë edhe një i dërguar i Selisë së Shenjtë e një i Këshillit Ekumenik të Kishave.







All the contents on this site are copyrighted ©.