2009-01-22 14:35:27

Letër e ipeshkvijve katolikë për Obamën. Në qendër, aborti dhe përdorimi i qelizave staminale embrionale


(22.01.2009 RV)Ipeshkvijtë katolikë të SHBA-ve i dërgojnë një letër të dytë presidentit të ri, Barak Obama, pas asaj të 13 janarit. Temat kryesore të së dytës, që mban datën 16 janar, kanë të bëjnë me abortin e me ligjet që garantojnë lirinë e ndërgjegjes.
Aktualisht, ligjet amerikane parashikojnë që mjekët të veprojnë si ua thotë ndërgjegjia, në rastet kur u kërkohet të shkaktojnë aborte. Po ashtu, politika mbi qelizat staminale u siguron amerikanëve mundësinë të mos i shkatërrojnë qelizat staminale embrionale. Kardinali Frensis Xhorxh, president i Konferencës Ipeshkvnore të SHBA-ve, si nënshkrues i letrës në emër të ipeshkvijve katolikë, kërkon që këto ligje të mos ndryshohen. Ai vë në dukje se shkenca gjithnjë e më shumë po shkon drejt qëndrimeve të Kishës, pasi përdorimi i qelizave të tipeve të tjera, po jep shumë më tepër rezultate, se sa përdorimi i qelizave embrionale. Nëse këto ligje do të ndryshojnë, përfundon kardinali Xhorxh, kjo do të ishte një fitore e trishtuar e politikës mbi shkencën.







All the contents on this site are copyrighted ©.