2009-01-22 16:31:04

Kalendari historik


(22.01.2009 RV)22 janar 1788- Lindi poeti romantik anglez Lordi Bajron (Xhorxh Gordon). Shkroi shumë vepra letrare, midis të cilave një vend të rëndësishëm zë poema e njohur “Çajld Harold’s” shkruar në bazë të përshtypjeve të përftuara gjatë udhëtimeve të poetit në Spanjë, Greqi, Shqipëri, Zvicër, Itali etj. Kjo poemë u përkthye në gjuhën shqipe në vitin 1955 nga Skënder Luarasi.

22 janar 1919. Në Shkodër nisi të dalë gazeta politike, shoqërore e kulturore, shqip dhe frëngjisht, “Koha e re”. Kjo gazetë e re, botuar nën drejtimin e Nikollë Ivanajt, ishte organ i klubit “Lidhja Kombëtare”. Gazeta propagandoi bashkimin kombëtar të të gjithë shqiptarëve në një shtet të pavarur e demokratik.







All the contents on this site are copyrighted ©.