Rëndësia e lutjes së përbashkët të të krishterëve të besimeve të ndryshme.
(20.01.2009 RV)Arma kryesore e të krishterëve - edhe në fushën e dialogut ekumenik
- është lutja. Dhe kishat e të gjithë botës, mobilizuar këto ditë në sajë të nismës
së Javës së 101-të Lutjes për bashkimin e të krishterëve, janë dëshmi e gjallë e kësaj.
Te rëndësia e kësaj arme u ndal edhe Domeniko Mazeli, kryetar i Federatës së Kishave
Ungjilltare, dhe një nga nënshkruesit e mesazhit të Javës së Lutjes së Përbashkët
së bashku me kryepeshkopin ortodoks Genadios Zervos dhe me Imzot Vinçenco Palien,
ipeshkëv i Terni-Narni-Amelia si dhe kryetar i Komisionit “Ekumenizëm dhe Dialog”
i Konferecës Ipeshkvnore italiane:
Përgjigje: Në fillim u duk se ishin
krerët ato që po e shtynin lëvizjen ekumenike. Në fakt kur kryetarët rrinë vendnumro
ose bëjnë ndonjë hap prapa, atëherë vjen shtytja e të krishterëve nga baza. Sipas
meje, një nga rrënjët e vërteta të lëvizjes ekumenike të sotme është dëshmia që dhanë
të krishterët, - së bashku me hebrejtë - në kampet naziste. Aty, martirët katolikë
dhe ata protestantë u ndjenë si një gjë e vetme dhe nuk dëshmuan gjë tjetër veçse
një Zot të vetëm. Ky është edhe themeli i besimit tonë dhe i ekzistencës sonë të përbashkët.
Pyetje:Profesor Mazeli, në mesazhin që shoqëron temën e Javës së Lutjes lexojmë se “edhe
sot bota kërkon unitet, por për këtë të krishterët kanë vetëm një armë: atë të lutjes”.
Përgjigje:
Kjo është arma jonë. Kohët e fundit kam dëgjuar të thonë se ne jemi si populli i Izraelit,
dhe në mënyrë të veçantë Moisiu, të cilit, iu desh të kënaqej vetëm duke e parë së
largu Tokën Shenjte, nga Mali Nebo, edhe pse dëshironte shumë të mbërrinte atje. Ja
pra, mendoj se ne jemi në Malin Nebo dhe në këtë moment duhet të kuptojmë se bota
nuk ka shpresa të tjera përveç vlerave të krishtërimit dhe kthimit të Jezu Krishtit.
Kështu, në këtë çast krize të thellë ne po tregojmë të paktën shpirtin e unitetit
tonë të krishterë.
Pyetje: Kardinali Kasper ka pohuar se ndryshimet e thella
ekzistuese me besimet e tjera të krishtera janë pikasur dhe se tashmë mund të vazhdohet
të punohet për zgjidhjen e problemeve ende të hapura. Ju, a jeni i të njëjtit mendim?
Përgjigje:
Po, jam i të njëjtit mendim. Besoj se e vetmja gjë që nuk duhet të bëjmë janë
veprimet që s’kanë vlerë dhe se nuk duhet të gënjejmë njëri-tjetrin. Përpara së gjithash,
sepse gënjeshtra zë fill tek largqofti dhe sinqeriteti është tipar karakteristik i
bijve të Hyjit. Por ky sinqeritet duhet të na bëjë që të përqafohemi sinqerisht e
të mund të punojmë së bashku, të lutemi së bashku dhe të lexojmë Biblën së bashku
edhe atëherë kur nuk jemi të një mendjeje për gjithçka.