2009-01-20 19:32:36

Më në fund gazi rus rikthehet në Evropë.


(20.01.2009 RV)Sot paradite, më në fund gazi rus nisi të rrjedhë përsëri nëpër tubacionet e Ukrainës të cilat e përcjellin deri në Evropë. Kapërcimi i krizës u bë i mundur falë një marrëveshjeje nënshkruar në Moskë ndërmjet kryeministrit rus Vladimir Putin e kryeministres ukraninase Julia Timoshenko. Marrëveshja, që u arrit të dielën në Moskë, u nënshkrua dje edhe nga presidentët e shoqërive ruse Gazprom dhe asaj ukrainase Njeftogaz. Marrëveshja parashikon ndarjen e gazit që kalon nëpër Ukrainë në gaz për konsum të brendshëm dhe gaz për Evropën. Presidenti Putin tha se me nënshkrimin e kontratës që skadon në 2029 nuk ka më nevojë për vëzhgues nga Evropa.







All the contents on this site are copyrighted ©.