2009-01-19 18:20:04

Papa në Kampidol më 9 marsin e ardhshëm


(19.01.2009 RV)Benedikti XVI do të shkojë në Kampidol më 9 marsin e ardhshëm. Njoftimin e dha Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Papa, që pranoi ftesën drejtuar pak kohë më parë nga Kryetari i Bashkisë dhe i Këshillit Komunal të Qytetit të Romës, do flasë në një seancë të jashtëzakonshme të të njëjtit Këshill, për "rolin universal të Romës, kryeqytet i Katolicizmit, dhe për vlerat e saj”.







All the contents on this site are copyrighted ©.