2009-01-17 14:54:54

Ndihma humanitare e Papës për Gazën.


(17.01.2009 RV)Në emër të Benediktit XVI, Këshilli Papnor Cor Unum, dikaster i Selisë së Shenjtë që realizon nismat papnore të bamirësisë, dërgoi një shenjë personale e konkrete për të ndihmuar e për të mbështetur bashkësinë katolike të vogël, por plot gjallëri, të Gazës. Njoftimi jepet përmes një komunikate të Cor Unum. Ndihmat iu dorëzuan nga Atë Manuel Musalam, famullitar i Kishës së Familjes Shenjte Misionareve të Bamirësisë dhe Kongregatave të tjera fetare, që u shërbejnë njerëzve më të varfër në vendlindjen e Jezusit, e cila sot goditet rëndë nga vdekja, vuajtja e nga dëmet e rënda materiale, ndërsa lotët e pathara të popullsive tregojnë qartë sa e dëshëruar është paqja në këto vise. Benedikti XVI – kujton Cor Unum – u ka shprehur disa herë afërsinë vëllezërve e motrave të Rripit të Gazës, të cilët vuajnë prej vitesh për shkak të konfliktit të vazhdueshëm, që ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare.







All the contents on this site are copyrighted ©.