Liturgjia e Fjalës e dielës së II gjatë vitit kishtar!
(17.1.2009 RV)Ja përsëri në takimin
tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë
e meditojë së bashku leximet biblike të dielës së 2-të gjatč vitit kishtar, ciklit
të dytë sipas kalendarit liturgjik të kishës. Fjala e Zotit në këtë të diele na
flet për thirrjen e Zotit: thirrjen e Samuelit që do të bëhet një profet i madh, thirrjen
e apostujve të parë nga ana e Jezusit, thirrjen e secilit prej nesh që të bëhemi sipas
Shën Palit, imitues të Krishtit. – Sot kremtohet Dita Botërore e Emigrantëve. Sot
liturgjia na fton të jemi dëshmitarë: Zoti na thërret, siç ka bërë për apostujt, ta
ndjekim dhe ta përhapim në botë praninë e tij. Tetëditëshja e lutjes për bashkimin
e të krishterëve na tregon një fakt konkret të dëshmisë: të fillojmë ti eliminojmë
ndarjet dhe moskuptimet në mes apostujve të Krishtit, në mënyrë që të jemi shenjë
e bashkimit ndërmjet Kishave për botën. Leximi i Parë – 1Sam 3,3b-10.19: Fol
o Zot, se shërbëtori yt të dëgjon. Samueli i vogël nuk e njeh akoma Zotin. Falë
mësuesit të tij, meshtarit Eli, do të jetë i udhëhequr për të dëgjuar zërin e Zotit.
Nga Psalmi 39: Ja, unë vi o Zot për të kryer vullnetin tënd. Edhe ne i drejtojmë
Zotit “Ja-në” tonë nëpërmes lutjes Psalmit ( në seksionin Himnet në Meshë, himni i
një refreni ......të psalmit). Leximi i Dytë – 1Kor 6,13c-15a. 17-20: Gjymtyrët
tuaja janë pjesë e Krishtit. Zoti na ka shpëtuar “me çmim të shtrenjtë”, nëpërmes
vdekjes së tij në kryq. Shën Pali na fton të jetojmë në përputhje të qenurit tonë
tempull i Shpirtit Shenjt. Ungjilli – Gjn 1,35-42: E panë ku jetonte dhe qëndruan
me të. Takimi me Jezusin ndryshon jetën. Apostujt e parë e bëjnë këtë përvojë dhe
nga ai moment për ta fillon një kohë e re, një mision i ri, një identitet i ri. Më
tepër mbi liturgjinë e Fjalës të kësaj së diele, mund të dëgjoni këtu...