2009-01-16 17:46:08

Titullohet “Teknologji të reja, marrëdhënie të reja” Mesazhi i Papës për Ditën e 43-të botërore të komunikimeve shoqërore.


(16.01.2009 RV)Përmes këtij mesazhi, Benedikti XVI i fton të gjithë të reflektojnë për Ditën e 23-të të Komunikimeve shoqërore, që do të kremtohet më 24 majin e ardhshëm. Mesazhi i Papës do të paraqitet të premten, më 23 janar, në Sallën e Shtypit të Vatikanit, nga kryeipeshkvi Klaudio Maria Çeli, kryetar i dikasterit papnor të komunikimeve shoqërore e, ndërmjet të tjerëve, edhe nga Atë Federiko Lombardi, drejtor i Sallës Vatikanase të Shtypit, i Radio Vatikanit dhe i Qendrës Televizive të Vatikanit – protagonistë të një nisme të re, në bashkëpunim me Google, që do t’i paraqitet mediave.







All the contents on this site are copyrighted ©.