2009-01-15 19:02:01

Thirrja e Imzot Miljores: Civilëve në zonat e luftës u duhet garantuar sa më shpejt siguria.


(15.01.2009 RV)“Situata dramatike në Gazë, në Kongo, në Irak e në Darfur tregon se nuk po bëhet sa duhet për mbrojtjen e popullsive civile në zonat e luftës”. Këtë denoncoi dje imzot Çelestino Miljore gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi mbrojtjen e civilëve të përfshirë në konfliktet e armatosura. Vëzhguesi i përhershëm i Selisë Shenjte pranë Kombeve të Bashkuara ka nënvizuar edhe në të kaluarën se shpesh për arsye politike apo ushtarake, dhunohen edhe të drejtat më themelore të civilëve, sidomos ato të grave dhe të fëmijëve.
Në këtë vit, që përkon me 60-vjetorin e Konventës së Gjenevës, bashkësia ndërkombëtare duhet të impenjohet konkretisht për të mbrojtur civilët të përfshirë në luftra, tha ndër të tjera Imzot Miljore, i cili nënvizoi edhe tri pikat kryesore për t’i garantuar popullatës siguri: ndihmat humanitare, mbrojtja e veçantë për gratë dhe fëmijët si edhe çarmatimi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.