Benedikti XVI mbledh Sinodin e Ipeshkvijve të Kishës Siro-Katolike
(15.01.2009 RV)Benedikti XVI, në
vijim të kujdesit për Kishën Siro-Katolike e në përkim me nenin 72 § 2 të Kodit të
kanuneve të Kishave Lindore, më 17 deri më 23 janar do të mbledhë në Romë Sinodin
e Ipeshkvijve të Kishës Siro-Katolike, për të zgjedhur patrikun e Antiokisë të Siro-Katolikëve.
Sinodi do të fillojë me dy ditë kushtuar lutjes e reflektimit e do të kryesohet nga
kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore.