2009-01-14 16:33:16

Komisioni Evropian kërkon rifillimin e menjëhershëm të furnizimit me gaz nga rusia


(14.1.2009 RV)Barozo mendon të paditen kompanitë ruse dhe ukrainase, nëse nuk rifillon urgjentisht furnizimi me gaz. Bllokim i ri i furnizimit të gazit nga ana e Kievit. E Komisioni evropian bënë të ditur se nëse furnizimi nuk rivendoset menjëherë në funksion, kompanitë evropiane do të ftohet ti drejtohen “gjykatës së drejtësisë” kundër Gazpromit rus e Naftogazit ukrainas.
Në vendet më të goditura nga kriza e gazit – bënë të ditur Komisioni i BE-së – janë me dhjetëra mijëra “familja pa ngrohje e pa gaz për të gatuar ushqime, 50.000 janë vetëm në Bullgari”. Sipas Moskës, Ukraina po refuzon transitin e gazit në territorin e saj që është për Ballkanin, Moldovinë, Sllovakinë, derisa kryeministri i Kievit, Tymoshenko, siguron se kalimi i gazit do të rifillon posa të arrijë gazi nga Gazpromi rus. Vendet evropiane kanë hyrë në javën e dytë pa furnizim ose me furnizim shumë të kufizuar me gazin rus për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.







All the contents on this site are copyrighted ©.