2009-01-13 16:11:27

Organizatat botërore kërkojnë ndërhyrje ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në Rripin e Gazës


(13.01.2009 RV.)Sulmi ushtarak izraelit në Rripin e Gazës si përgjigje ndaj hedhjes së raketave kasam të fundamentalistëve palestinezë po shkakton shqetësim dhe pesimizëm në opinionin publik ndërkombëtar. Kështu thuhet në deklaratën e Konferencës Botërore “Besimet Fetare për Paqen”. Organizata humanitare i kërkon Izraelit që ta dëgjojë më shumë zërin e shtetasve të tij, që kërkojnë bisedime me Hamasin, pavarësisht qëndrimit të tij të pakonceptueshëm që kërkon fshirjen e shtetit të Izraelit. Në deklaratë i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndërmjetësim që të zgjidhet ky konflikt tashmë historik. Ndërsa, udhëheqësve të Hamasit, Konferenca Botërore u kërkon që të njohin shtetin izraelit.







All the contents on this site are copyrighted ©.