2009-01-10 15:13:27

Liturgjia e Fjalës – Pagëzimi i Jezusit


(10.01.2009 R.V.)Dëgjues të nderuar, ia përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit. Kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të Liturgjisë Hyjnore të dielës, që këtë radhë bie në përkim me solemnitetin e Pagëzimit të Jezu Krishtit në lumin Jordan.
Këto ditë jemi kthyer në Betlehem sepse ndjenim urgjencën ( nevojën) për të shikuar, vështruar e dëgjuar edhe një herë, sërish mësimin e Krishtit: mësimin e Tij të parë të madh.
Dhe ka qenë gjë e bukur të bënim edhe një herë udhën e fesë ( të besimit) drejt Betlehemit: me siguri pak dritë na ka mbetur në sy e në zemër.
Mirëpo derisa Krishtlindja largohet, mendoj se në çdonjërin prej nesh lind një nostalgji e madhe: në të vërtetë, të gjithë jemi ende shumë larg shpirtit të Betlehemit, nga i cili nuk na mbetët tjetër përpos një nostalgjie përvëluese (të zjarrtë) të një Krishtlindjeje të re për të kuptuar më tepër dhe për të jetuar më shumë propozimin e Zotit.
Mirëpo koha ecën me të shpejt, fluturon e ne nuk mund të heqim dorë nga detyra e shqyrtimit dhe të kundrimit të tërë jetës së Krishtit në dritën e Shkrimeve të Shenjte biblike. E kështu, Ungjilli i kësaj së diele ( këtij solemniteti) na sjell përgjatë lumit të Jordanit e na paraqet Gjon Pagëzuesin, tashmë të rritur, i cili pagëzon dhe pret e përgatitet dhe përgatit zemrën e njerëzve për takimin aq të pritur me Krishtin.
Gjon Pagëzuesi, sikur do të dëgjojmë nga tregimi ungjillor, pa frikë, paralajmëron të gjithë se Zoti është afër: “Po vjen pas meje, një më i fortë se unë” (Mk 1,7).
Këto fjalë i thotë edhe për ne për të na mbushur më gëzim e për të na përkujtuar se kuptimi i gjithëçkaje ( çdo gjëje) është pikërisht këtu: Zoti vjen! Jeta është pritje e Zotit. Këndej të jetosh do të thotë të presësh Zotin. Të vdesësh dmth. mos pritje më e Zotit.
Gjoni shton: “Unë nuk jam i denjë të përkulëm as për t’ia zgjidh lidhëzat e këpucëve të tija” (Mk 1,7).
Të zgjidhësh të mbathurat ishte detyrë e skllavit!. Gjoni e ndjen kaq fortë distancën midis nesh e Zotit, e nuk gjen tjetër figurë apo imazh për të treguar habinë, mrekullimin e vet dhe tërë gëzimin e vet para Zotit që bëhet i afërt.
Po të mund të përjetonim edhe ne ndjenjat e Gjonit. Po të mund të provonim edhe ne mrekullimin e gëzimin para asaj që shohim e para asaj që dëgjojmë në këtë moment! Sikur të mund të ndjenim tërë madhështinë e të qenurit të krishterë e të takimit të Zotit, në saje të mëshirës së tij falas që ka ndaj nesh. Feja ka nevojë për madhështi, për mrekulli, sepse feja është dhuratë. Mirëpo madhështia e mrekulli lind nga përvujtëria e përvujtëria përherë është parakusht në të cilin njeriu mund të takojë Zotin në Jezu Krishtin.
Pagëzimi i Jezusit është një ngjarje e veçantë të cilën Liturgjia na paraqet pas festës së Epifanisë. Në Pagëzimin e tij në lumin Jordan, Jezusi e përuron jetën publike, e nis misionin e shpëtimit për mbarë njerëzimin. E tani ju ftojmë ti dëgjoni leximet biblike të solemnitetit të Pagëzimit të Krishtit e pastaj komentin e leximeve biblike..... RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.