2009-01-10 18:30:19

Agjensia Sir mbush njëzet vjet


(09.01.2009 RV)“Agjensi e informacionit fetar me përmasa vendase e globale, e themeluar për t’i dhënë botës katolike e asaj laike një panoramikë të tërësisë së realieteteve të shumta që përbëjnë Kishën”: kjo është Agjensia SIR (Shërbimi i Informacinit Fetar) nën drejtimin e Konferencës ipeshkvnore italiane. Më 13 janar Sir kremton 20 vjetorin e fillimit të veprimtarisë, sa në shërbim të Kishës, aq edhe të shoqërisë laike. Veprimtaria e saj, e nisur më 1989 me objektivin për të dhënë informacione në shërbim të mirëkuptimit e të dialogut ndërmjet përvojës kishtare e opinionit publik, vijon me sukses përvojën e të përjavshmeve të hershme katolike italiane, me shtrirje në të gjithë territorin, që shquheshin për origjinalitetin e trajtimit të argumenteve të fesë, të historisë e të kulturës popullore. Është në shërbim të të përjavshmeve kishtare lokale, por jo vetëm: u drejtohet të gjitha mediave laike e sot, falë mundësive që krijon interneti, të gjithë njerëzve që kanë dëshirë të hapin një faqe të re, të panjohur, për të pasuruar kulturën e tyre. 







All the contents on this site are copyrighted ©.