2009-01-09 18:44:56

Përfundon vizita dy ditore e Presidentit të Shqipërisë Topi në Kosovë.


(09.1.2009 R.V.)Sot në ditën e dytë Topi u takua me kryetarin e Prishtinës, pastaj zhvilloi një vizitë në muzeun e Kosovës, në shpellën e Gadimes si dhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Në Prishtinë. Gjatë vizitës në këtë institucion, presidenti Topi vlerësoi punën e akademikëve dhe i cilësoi ata si ekstrakti intelektual i kombit. “Unë i konsideroj vlerat akademike si ekstrakte intelektuale të kombit. Pjesa më e nderuar e shoqërisë e cila i është përkushtuar me vetëmohim asaj linje që ka pasur të bëjë me mbajtjen gjallë të identitetit dhe të vlerave kombëtare”. Topi tha se në përgjithësi akademikët kanë qenë njerëz autonomë, të pa ndikuar nga lëvizjet e ndryshmet historike apo politike. Prandaj, ai rekomandoi që njerëzit e politikës të konsultohen me akademikët, të paktën për vendimet e mëdha. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt... RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.