2009-01-09 19:27:26

Në Betlehem arritën ipeshkvijtë e ‘Koordinimit’ për Tokën Shenjte.


(09.01.2009 RV)Ndërsa në Gazë luftohet, sot në Betlehem arritën ipeshkvijtë anëtarë të ‘Koordinimit të Konferencave Ipeshkvnore në ndihmë të Tokës Shenjte’, organizëm i krijuar në vitin 1998 me kërkesën e Selisë së Shenjtë. Ipeshkvijtë, që kryesohen nga Konferenca ipeshkvnore e Anglisë, e bëjnë çdo vit këtë shtegtim, për t’u njohur nga afër me problemet e Tokës ku lindi, predikoi, vdiq në kryq e u ngjall Jezu Krishti; tokë ku zu fill krishterimi. Gjatë shtegtimit, që organizohet çdo vit në muajin janar, ipeshkvijtë marrin pjesë në kremtimet e lutjes e i çojnë ndihmat e tyre solidare të krishterëve vendas, të cilët jetojnë prej kohe në kushte jashtëzakonisht të vështira konfliktesh e mungesash nga më të ndryshmet. Sivjet vëmendja e tyre, natyrisht, është përqendruar tek bashkësia kishtare e Gazës.







All the contents on this site are copyrighted ©.