2009-01-09 18:44:46

Nuk respektohet rezoluta e OKB-së për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazë.


(09.1.2009 R.V.)Rezoluta e OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës nuk i ndal luftimet, ku bilanci i viktimave ka arritur gati në 800 të vdekur e mase 3 mijë të plagosur. Dje, prej sulmeve izraelite është goditur një karvan i veprimtarëve humanitarë të OKB-së, duke vrarë njërin prej tyre. Pasoja e këtij sulmi qe ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit të ndihmës nga ana e Kombeve të Bashkuara në Gaza.
E natën e kaluar, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara është miratuar rezoluta e parë e Këshillit të Sigurimit mbi ndalimin e menjëhershëm të konfliktit ndërmjet Izraelit e Hamasit. Miratimi i rezolutës është votuar nga 14 vende, ndërsa SHBA-së kanë abstenuar.
Po Hamasi ka refuzuar rezolutën e OKB-së për armëpushim në Gaza, duke thënë se Rezoluta është e padrejtë, sepse OKB-ja ka vendosur në të njëjtin plan viktimat dhe agresoret e tyre”.
Ndërkaq, Izraeli edhe sot ka zbatuar armëpushimin treorësh për të lejuar popullsitë e Gazës të furnizohet me ushqime. Dhjetëra kamionë me ndihma humanitare janë autorizuar të hyjnë sot në Gaza nga pika kufitare Kerem Shalom.
Pas zbatimit të armëpushimit treorësh, Izraeli ka vazhduar me operacionet ushtarake kundër objektivave të Hamasit. “Ushtria jonë do të vazhdojë luftën për të mbrojtur të drejtat e civilëve izraelite dhe për të realizuar objektivat në këtë operacion”, deklaroi sot kryeministri i Izraelit Ehud Olmert, i cili shtoi se raketat e hedhura sot kundër izraeliteve në jug të vendit, tregojnë se rezoluta e OKB-së është e parealizueshme dhe nuk do të respektohet nga organizatat ekstremiste palestineze. Po sot në pjesën lindore të Jerusalemit, në mbarimin e lutjes të së premtes, një grup të rinjsh myslimanë gjatë manifestimit kundër sulmeve izraelite është ndeshur me policinë izraelite.







All the contents on this site are copyrighted ©.