2009-01-08 17:39:48

Muktada al Sadr bën thirrje për luftë kundër amerikanëve në Irak


(08.01.2009 RV)Udhëheqësi terrorist shiit Muktada Al Sadër u bëri thirrje sot terroristëve irakianë që të sulmojnë forcat amerikane në Irak si hakmarrje për veprimet luftarake izraelite në Gazë. “I kërkoj rezistencës irakiane që të bëjë sulme si raprezalje kundër SHBA-ës, aleat kryesor i armikut tonë të madh sionist” lexohet në një komunikatë të zyrës së Al Sadrit. Udhëheqësi terrorist, i cili mendohet se strehohet në Iran, u kërkoi gjithashtu të gjitha vendeve që kanë ambasada izraelite që t’i mbyllin këto menjëherë.







All the contents on this site are copyrighted ©.