2009-01-06 18:12:31

Hajnrih Hajne “Tre Mbretërit e shenjtë Dijetarë nga Lindja”


(06.01.2009 RV)Tre Mbretërit, ardhur nga Lindja,
nisen për udhë të ndriçuar prej fesë,
e pyesin pleq, djelmosha e vasha,
për rrugën që çon në Betlem të Judesë.

As të rinjtë as pleqtë nuk e dinin,
po mbretërit duan të arrijnë sa më parë.
Shtigjet e errëta nga lart ua ndriçon
kometa me dritën si ar.

E ylli mbi shtëpi të Jozefit ndalohet.
E hyjnë tre mbretërit papritë:
kau bërlyket e foshnja guget;
e koha ndahet në terr e në dritë!

Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006. fq . 51







All the contents on this site are copyrighted ©.