(05.01.2009 RV)Mbretërit: Një yll ne na lajmëroi, se ai që ka lindur është
mbreti i qiellit. Yt bir ka pushtet mbi yjet Ata lindin vetëm me urdhër të Tij!
Maria:
E unë po ju tregoj një të fshehtë tjetër, që të bindeni: linda tim bir e mbeta
e virgjër: Është Biri i Zotit, përhapeni lajmin!
Mbretërit: Dhe ylli na
tregoi se biri i Zoti është edhe yt bir.
Maria: Lartësi e humnera janë
dëshmitarë, e janë dëshmitarë gjithë engjujt e yjet. Ai është bir i Hyjit e
Zot. Përhapeni lajmin ndër shtigjet e pafund, që paqja t' mbretërojë në çdo
vend.
Mbretërit: Paqja e tand bir na priftë në vendin tonë, me siguri,
si erdhëm: pushteti i tij mbarë botën e sundoftë, Tokën tonë e vizitoftë e e
shenjtëroftë.
Maria: Galdoftë kisha, lumni këndoftë për lindjen e birit
të të lartit Zot, agimi i të cilit ndriçoi qiell e tokë.e duke lindur, gazmoi çdo
njeri.